Art & Kulturë

Shtator
10 E martë

Punëtori “Light painting” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër

E martë, 10 Shtator, 2024 (4:00 pm - 7:00 pm)

Përshkrimi

PUNËTORI LIGHT PAINTING ME PJESËMARRJE TË LIRË

Punëtoria e fundit e këtij cikli ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me teknikën e mahnitshme të Light Painting që përfshin krijimin e imazheve unike përmes përdorimit të dritës dhe ekspozimeve të gjata. Pjesëmarrësit do të mësojnë konceptet bazë të kësaj teknike dhe do të krijojnë vetë fotografi. Arkiva e Muzeut Marubi do të shërbejë si burim frymëzimi për krijimet e tyre, duke nxitur kreativitetin në artin fotografik.

Mentore: Jozefina Vokrri
Mosha: Mbi 15 vjeç
Numri i pjesëmarrësve: 6

Mbi pjesëmarrjen në punëtori:
Të interesuarit duhet të na dërgojnë një email📧 [email protected] ku të shënojnë emrin dhe moshën. Në përgjigje të kërkesës, stafi i muzeut do të dërgojë një konfirmim.

⚠️ Duke qenë se numri është i limituar, vetëm ata që marrin email-in e konfirmimit nga ana e muzeut mund të marrin pjesë.

📆 10 shtator 2024
⏰ 16:00 – 19:00
📍Rruga “Kolë Idromeno”, Shkodër

Kalendar eventesh

E martë, 10 Shtator, 2024

4:00 pm - 7:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).