Art & Kulturë

Tetor
24 E enjte

Performancë muzikore dhe bisedë me Arbëreshë te Grupi “Ata” Kamëz

E enjte, 24 Tetor, 2024 (7:00 pm - 10:00 pm)
ATA, Kamëz

Përshkrimi

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me projektin muzikor A R B Ë R E SH Ë, krijim i muzikantes me të njëjtin emër e cila jeton mes Kosovës, Shqipërisë dhë Zvicrës. Ajo eksploron stile të ndryshme, me disa lloj instrumentesh muzikorë, por realizimet e saj të fundit të këngëve popullore shqiptare kanë tërhequr shumë vëmendje duke ngjallë pëlqyeshmëri ndër audiencë dhe duke rritur gradualisht ndjekësit e saj.

Për A R B Ë R E SH Ë, muzika nuk është veç pasion, por ajo ia jep ndjesinë e të qenit në shtëpi. Gjatë performancës do të kemi mundësi të bisedojmë më gjatë me artisten mbi konceptin e saj artistik dhe praninë e saj në vazhdim me krijimtarinë e re.

Në këtë mes vjeshte, ju ftojmë në këtë format të ri aktiviteti në oborr. E nisim me A R B Ë R E SH Ë-n, me datë 24 tetor, e enjte, ora 19.00, në Kamëz.

📅 24 tetor
🕒19:00
📍 ATA, Kamëz

Kalendar eventesh

E enjte, 24 Tetor, 2024

7:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).