“Pe në Sy”
Përshkrimi
Me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, në kuadër të diplomacisë feministe franceze, njoftojmë hapjen e ekspozitës “Pe në Sy”, një video-performancë dhe instalacion nga Blerta Kambo. Përmes një eksperience VR 360 gradë, vepra eksploron dinamikat e padukshme gjinore në hapësirën publike, duke sfiduar normat sociale të nënvetëdijshme. Duke ecur vetëm në rrugët e emërtuara me emra grash—vetëm 3.3% e totalit të Tiranës—artistja vë në dukje negociatat e heshtura të lëvizjes, pushtetit dhe pranisë.
🗓11 Mars – 21 Mars 2025
📍KubFranceTirana
✨️Ekspozita është mbështetur nga Ambasada e Francës në Shqipëri dhe KubFranceTirana, si dhe Banka Credins, me mbështetjen e Qendrës Kulturore Tulla.
Editor VR: Klit Burda
Instalacioni: Venus String
Dizajn: Mikel Kuqali
Konsulencë: Mamica Burda
Research: Rea Lemnusha
Kalendar eventesh
E mërkurë, 12 Mars, 2025 - E premte, 21 Mars, 2025