Art & Kulturë

Tetor
31 E premte

No Borders Orchestra

E premte, 31 Tetor, 2025 (7:00 pm - 10:00 pm)Europe/Tirane

Përshkrimi

🎶✨ No Borders Orchestra (NBO) vjen për herë të parë në Tiranë! 🇦🇱🎻

Ky ansambël i jashtëzakonshëm, i përbërë nga muzikantët më të mirë profesionistë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, do të prezantojë projektin e tij të ri “Turning Point”, në kuadër të natës përmbyllëse të Javës Kulturore Austriake, 🇦🇹🤝

I njohur për bashkëpunimet me Universal Music dhe Deutsche Grammophon, NBO sjell një koncert që është njëkohësisht përvojë muzikore dhe thirrje për ndërgjegjësim. 🌍🔥

“Turning Point” flet për nevojën për unitet, reflektim dhe veprim, përballë sfidave që prekin botën sot — luftërat, pabarazitë, ndryshimet klimatike dhe shkatërrimin e natyrës. 🌿⚡

🎼 Projekti lëviz në udhëkryqin estetik mes veprave të Schoenberg, Strauss dhe Mahler, duke pasqyruar një epokë tranzicioni mes romantizmit të vonë dhe modernizmit — një reflektim mbi botën e djeshme dhe të sotmen, ndërmjet një të Vjetre që po shuhet dhe një të Reje që kërkon të lindë. ✨💭

Kalendar eventesh

E premte, 31 Tetor, 2025

7:00 pm - 10:00 pm  Europe/Tirane
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).