“Na ishte njëherë”
Përshkrimi
👑✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Ju ftojmë të hyni në një botë përrallore ku fjalët shpëtojnë jetë dhe tregimet kanë fuqinë të ndryshojnë fatin! 🌙📖
🎭 “Na ishte njëherë” është një shfaqje teatrore e frymëzuar nga përrallat e pavdekshme të “1001 Netëve”, që sjell në skenë një histori plot emocion, sakrificë dhe shpresë.
📖 Një Mbret i drejtë, i plagosur nga tradhtia, vendos të hakmerret ndaj grave dhe vajzave të mbretërisë… derisa shfaqet Sheherezade, e cila zgjedh të sakrifikojë veten për t’i shpëtuar ato. Çdo natë, ajo i rrëfen mbretit një histori magjike, duke e shtyrë dënimin dhe duke zgjuar tek ai kureshtjen dhe njerëzoren.
🎙 Teksti & Regjia: Shegushe Bebeti
🎼 Muzika: Sokol Marsi
🧵 Kukullat: Lucrezia Tritone
👥 Me aktorët:
Jorida Meta
Albana Koçaj
Eldon Alika
Florian Kokona
Ilia Kaçi
🎧 Fonia & ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik: Gildian Dashi
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🕘 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Kujdes!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju lutemi paraqituni në kohë për të mos humbur asnjë çast të magjisë! ✨
🌙 MOS MUNGONI!
Kalendar eventesh
E shtunë, 24 Janar, 2026 - E diel, 25 Janar, 2026