Dhjetor
12 E premte

Mia në Shtëpinë me Gjethe

E premte, 12 Dhjetor, 2025 (3:00 pm - 6:00 pm)
Muzeu Kombetar “Shtepia Me Gjethe”

Përshkrimi

📣“Mia në Shtëpinë me Gjethe” – Teatër me kukulla në muze!

🎭 Më 12 dhjetor, ora 15:00, Muzeu “Shtëpia me Gjethe” sjell për herë të parë në Shqipëri një shfaqje teatri me kukulla të krijuar posaçërisht për një muze kujtese.
Një format i ri edukimi, që ndërthur historinë, artin dhe imagjinatën për t’ua sjellë të shkuarën fëmijëve me një gjuhë të butë, të kuptueshme dhe dinjitoze.

🎪Shfaqja “Mia në Shtëpinë me Gjethe” është përgatitur në bashkëpunim me Family Art Guides, me tekst origjinal dhe elemente vizuale të konceptuara enkas për muzeun tonë.

Për realizimin e saj:
• kemi punësuar part-time një student të Universitetit të Arteve,
• kemi përdorur zërat e anëtarëve të stafit si personazhe të shfaqjes,
• kemi zhvilluar një qasje të re interpretimi për publikun e vogël.

Kemi kënaqësinë të presim në këtë aktivitet edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, të cilëve u dedikohet kjo premierë e veçantë.

Një hap më tej drejt muzeologjisë bashkëkohore, edukimit krijues dhe qasjes inkluzive ndaj historisë.

#ministriaeturizmitkulturesdhesportit
Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”
#familyartguides

Kalendar eventesh

E premte, 12 Dhjetor, 2025

3:00 pm - 6:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).