M’I GJENI KËNGËT E RINIS”
Përshkrimi
M’I GJENI KËNGËT E RINIS”
– 6 Djetor | Ora 19:30
– Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
(HYRJA E LIRE)
Frymëzuar nga Vepra e Migjenit
Regjia: Ina Morinaj
Në role: Ilia Kaçi Silvio Goskova Matia Llupa
Skenografi/Kostumografi: Zeal Company
Punoi me muziken: Jusiald Xhani
Dizajner: Dea Tafili
Shfaqja “M’i gjeni këngët e rinis” është frymëzuar nga vepra e plotë e Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Personazhet sjellin përpara publikut histori të ndryshme. Studenti emigrant rikthehet në një shtëpi që tashmë i duket e huaj. Ai duhet të përballet me nostalgjinë për jetën që la pas dhe realitetin mbytës të vendit të tij. Njerëzit që gjen në shtëpi janë po të njejtët, por atij i duken më të largët se kurrë. Ndërkohë merr vesh dhe një lajm – e motra do të martohet.
Historia e dytë është ajo e një 30 vjeçari që ndihet tashmë i plakur. Jeta për të ndryshon me ritme të shpejta dhe tashmë i duket sikur nuk ka më fuqi e mbështetje për asgjë. Dëshirat që ka janë të papërshtatshme për kohën – dashuria romantike, shtëpitë e vjetra janë tashmë të dala mode.
Historia e fundit trajton se si të rinjtë gjithmonë e më tepër e ndjejnë se si ju humbet shpresa në vendin ku jetojnë. Për ta rrugëdalja e vetme është largimi, por me kokën gjithmonë mbrapa.
Kalendar eventesh
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023