Metro Fest – Teatri “Doktor Gjilpëra” te Teatri “Metropol” Tiranë
Përshkrimi
Dy individë, nën urdhrin e shefit të tyre, përgatiten të marrin rolet e policit dhe doganierit të portit, për të kontrolluar hyrjen e Doktor Gjilpërës. Ata krijojnë një ambient aspak mikpritës për doktorin, duke synuar fillimisht dëbimin e tij dhe më pas zhvatjen e parave që ai mban me vete.
Doktori qëndron këmbëngulës, duke kuptuar se vendi ka nevojë për të dhe për spitalin që synon të ndërtojë. Banda e prezanton doktorin me hierarkinë shtetërore korruptive, ku ai detyrohet të paguajë çdo shkallë për të përparuar.
Doktor Gjilpëra kupton mënyrën e funksionimit të vendit dhe shpik një histori për një virus të rrezikshëm, duke i bindur të gjithë se janë infektuar. Ai vendos pacientët në izolim, dhe në fund, ata fillojnë të hakmerren ndaj shefit të madh si shkaktarin e sëmundjes. Në këtë mënyrë, doktori arrin të përmbushë qëllimin e tij dhe të sigurojë që drejtësia të vihet në vend.
– Regjia: Klodian Çelmeta
– As. Regjia: Megi Bregasi
– Skenografia & Kostumografia: Helga Beheluli
– Aktorë: Muhamed Babamusta, Ronaldo Kolgjokaj, Shandi Ismailaj, Erina Lazi, Klodian Çelmeta
📅 24 – 27 tetor
🕒 20:00
📍 Salla “Çehov”, Teatri Metropol, Tiranë
Kalendar eventesh
E enjte, 24 Tetor, 2024 - E diel, 27 Tetor, 2024