Art & Kulturë

Tetor
03 E enjte

Metro Fest – Teatri “Burka e Medeas”

E enjte, 3 Tetor, 2024 - E diel, 20 Tetor, 2024 (8:00 pm - 9:30 pm)
Teatri Metropol, Tiranë

Përshkrimi

Në Teatrin Metropol do të mbahet edicioni i 8-të i MetroFest, një festival teatror që ka nisur në shtator dhe do të zhvillohet edhe gjatë tetorit 2024. Programi përfshin tri shfaqje kryesore:
  • “Burka e Medeas” (3, 4, 5, 6 tetor), me autor Andreas Flourakis dhe regji nga Kyriaki Spanou.
  • “Doktor Gjilpëra” (17, 18, 19, 20 tetor), me autor Faik Konica dhe regji nga Klodian Çelmeta.

“Burka e Medeas” (3-5 tetor) nga Andreas Flourakis, një histori që trazon dhe ngre pyetje të thella mbi identitetin dhe fatin e një gruaje. Medea, e mitizuar si përbindësh, shfaqet si një e huaj moderne nga Lindja e Mesme, duke na rrëfyer jetën e saj me dashuri dhe lamtumirën e dhimbshme ndaj fëmijëve të saj. 

Një performancë me një aktore, tre valixhe, dhe një mikrofon, ku Medea zbulon maskat që ka mbajtur gjatë jetës së saj. Një rrugëtim dramatik që e sfidon të zgjedhë nëse do të mbahet mend si përbindësh apo si një grua që refuzon të përjetësojë mitin e dhimbjes. 

“Burka është lëkura” është pyetja qendrore e veprës, duke na bërë të reflektojmë mbi presionet e shoqërisë për të hequr dorë nga identiteti i vërtetë. A është e mundur të ndryshojmë fatin tonë dhe të zgjedhim rrugën që duam? 

Autor: Andreas Flourakis
Regjisore: Kyriaki D. Spanou 
Aktore në rolin e Medesë: Marsela Lena 
Kompozitori – Fonia: Aleksandros Tsionas 
Skenografia / Ndriçimi: Zoi Moluvda Fameli 
Kostumet: Martha Foka 

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të teatrit në: teatrimetropol.al.

🗓️ 3 – 20 tetor
🕐 20:00
📍 Teatri Metropol, Tiranë

Kalendar eventesh

E enjte, 3 Tetor, 2024 - E diel, 20 Tetor, 2024

8:00 pm - 9:30 pm  

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).