Art & Kulturë

Shtator
18 E mërkurë

“Mëngjese lufte” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë

E mërkurë, 18 Shtator, 2024 (7:00 pm - 9:30 pm)
DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë

Përshkrimi

Të mërkurën, më 18 shtator në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) do të shfaqet një prej filmave më ikonikë mbi luftën çlirimtare të shqiptarëve, “Mëngjese lufte”.

Realizimi i regjisorit Kristaq Dhamo në vitin 1971, do të ekranizohet për herë të parë i digjitalizuar në këtë hapësirë të re kulturore, që u adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen.

Ky aktivitet, që gëzon bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), vjen në vazhdën e veprimtarive kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. 🇦🇱

Rezervoni falas biletën në aplikacionin teater.arkiva.gov.al.

📆 18 shtator 2024
⏰ 19:00
📍 DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë

Kalendar eventesh

E mërkurë, 18 Shtator, 2024

7:00 pm - 9:30 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).