“Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne”
Përshkrimi
Më 18 qershor, në Bibliotekën Kombëtare çelet ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne”, me mbi 700 vepra origjinale – libra, dorëshkrime, harta dhe gravura nga shek. XIV-XIX, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur mesdhetare✍️
Nga Homer, Aristoteli dhe Plutarku, tek hartat osmane dhe veprat veneciane, nga besimet monoteiste tek udhëtarët dhe gjeografët e mëdhenj, kjo ekspozitë është një dritare unike drejt historisë sonë të përbashkët🤝🇦🇱
🗓️ Hapja: 18 qershor 2025, ora 19:00
📍 Biblioteka Kombëtare, Tiranë
🗺️ E hapur deri më 18 korrik 2025
Kalendar eventesh
E mërkurë, 18 Qershor, 2025