Art & Kulturë

Tetor
19 E diel

“Komshinjtë”

E diel, 19 Tetor, 2025 (7:00 pm - 9:00 pm)

Përshkrimi

“Komshinjtë” udhëtojnë drejt qytetit të Lezhës më datë 19 Tetor për të dhuruar të qeshura pafund dhe një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë😍
Një shfaqje që nuk duhet humbur! Shihemi në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri” | Ora 19:00

📞Rezervo biletën tani në: +355 69 297 4013

“Komshinjtë”, një vepër teatrale me producente Klea Hutën, regji dhe skenar të Florjan Binaj vazhdon turin e saj në qytetin e Lezhës.

9 karaktere të ndryshme, të gjithë banues të një pallati do të vendosen përpara jush për t’ju lënë plot mbresa dhe emocione mes nostalgjisë se si komshinjtë kanë bashkëjetuar dikur dhe se si bashkëjetojnë sot.
Ngjarje të përditshmërisë që jo vetëm i hasni kudo, por përmes së cilave marrim mësime nga jeta në komunitet dhe vlerat e antivlerat e shoqërisë së sotshme!

Mos e humbisni!🫶🏻

Kalendar eventesh

E diel, 19 Tetor, 2025

7:00 pm - 9:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).