Art & Kulturë

Shtator
09 E hënë

Komedia “Gruaja e burrit tim” në Tiranë

E hënë, 9 Shtator, 2024 - E mërkurë, 11 Shtator, 2024 (8:00 pm - 10:00 pm)
Teatri Veror I Liqenit, Tiranë

Përshkrimi

Komedia “Gruaja e burrit tim” vjen në Tiranë.

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë.

Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Për rezervime kontaktoni në 068 53 01 016.

Biletat shiten nga 17:00 – 20:00 (Biletaria ndodhet në Teatrin Veror të Liqenit)

📆 09 – 11 shtator 2024
⏰ 20:00
📍 Teatri Veror i Liqenit, Tiranë

Kalendar eventesh

E hënë, 9 Shtator, 2024 - E mërkurë, 11 Shtator, 2024

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).