Java Kulturore Kineze – Ekspozita “Friends/Art & History” me artistë shqiptarë dhe kinezë
Përshkrimi
Nga 23 deri më 29 Shtator, Galeria e Artit të Tiranës do të presë ekspozitën “MIQTË / Art & Histori”.
Kjo ekspozitë, ideuar për të festuar 75-vjetorin e miqësisë mes dy vendeve Kinës dhe Shqipërisë, na fton në një udhëtim të bukur në dialog me miqësinë, artin dhe traditën.
Miqësitë na ndihmojnë të çmojmë dhe të respektojmë kulturat e njëri-tjetrit, duke nxitur bashkëpunime përtej kufijve dhe duke u mbështetur fuqimisht tek arti, që na frymëzon të gjithëve.
Këto vepra të realizuara në mediumin e akuarelit , nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng , Rick Huang, Wang Hai Tao , Hu Xiaoxing ,Hong Shan etj. na sjellin afër natyrën dhe pejsazhin kulturor, folklorin aq intrigues të vëndit të tyre, me teknikat tradicionale të akaurelit , por njëkosisht dhe shijen e peisazheve e kostumet shqiptare, vepra të cilat artistët kinezë krijuan gjatë aktiviteteve artistike në Shqipëri, ku ato kanë qenë të ftuar.
Me po kaq emocion na afrohet dhe natyra e peizazhit kinez përmes syve dhe duarve të mjeshtrit shqiptar, Helidon Haliti, që u realizoi gjatë udhëtimeve të tij në Kinë.
Arti si një mjet i mrekulleshëm lidhës mes njerzve dhe vëndeve na tregon se ne këtë rrugëtim kemi qënë në gjëndje të ruajme në kujtesën tonë të përbashkët , momente të çmuar nga takimet e mëparshme .
🗓️ 23 – 29 Shtator
🕐11:00
📍 Galeria e Artit, Tiranë
Kalendar eventesh
E hënë, 23 Shtator, 2024 - E diel, 29 Shtator, 2024