Art & Kulturë

Shtator
19 E enjte

Java Kulturore Britanike – Film dhe bisedë me regjizorin Mike Figgis te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë

E enjte, 19 Shtator, 2024 (7:00 pm - 9:30 pm)
Bulevardi Bajram Curri, Tiranë

Përshkrimi

Të dashur kineastë, studentë të filmit dhe të apasionuar pas artit të shtatë, kemi një lajm fantastik për ju!

Pak dite para festivalit te letersise Freedom & Transformation ne kuader te Javes Britanike te kultures, pikerisht në datën 17 Shtator, 18:00, do të kemi nderin të mirëpresim në Tiranë në Qendren e Artit Agimi, një masterclass shumë të veçantë me regjisorin britanik të njohur në mbarë botën, Mike Figgis! Kjo është një mundësi e paçmueshme për të mësuar nga një maestro i kinemasë, dhe për të fituar njohuri të reja që do t’ju inspironin në krijimtarinë tuaj.

Po ashtu, mos e humbisni mundësinë për të parë filmin e tij legjendar, **Time Code**, që do të shfaqet në Qendrën e Artit “Agimi” në 19 Shtator, 19:00.
Shënojeni datën dhe bashkohuni me ne për një përvojë që do të frymëzojë çdo pasionant të filmit!

🗓️ 19 Shtator
🕐 19:00
📍 Bulevardi Bajram Curri, Tiranë

Kalendar eventesh

E enjte, 19 Shtator, 2024

7:00 pm - 9:30 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).