International Dance Festival Tirana – “Unfolding” te TKOB
Përshkrimi
Philippe Kratz, një nga koreografët më me ndikim në Itali, shpesh herë i cilësuar si koreografi i vitit atje, sjell për publikun shqiptar veprën Unfolding.
Kjo vepër karakterizohet nga një gjuhë e saktë dhe unike e trupit, që kërkon një nivel të lartë aftësish teknike nga kërcimtarët, ndërsa zhvillohet në një marrëdhënie të pandërprerë me hapësirën.
Repertori i solo-ve komplekse evoluon në një ansambël dinamik e të ndërlikuar, duke rritur gradualisht intensitetin dhe linearitetin e veprës.
Unfolding sjell grafikën e trupit në përsosmëri – ky është arti i Philippe Kratz.
Mos mungoni në datat 11-12 tetor në TKOB, ora 20:00.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!
📅 11-12 tetor
🕒 20:00
📍 Teatri Operes dhe Baletit, Tiranë
Kalendar eventesh
E premte, 11 Tetor, 2024 - E shtunë, 12 Tetor, 2024