Art & Kulturë

Maj
09 E premte

Ilira

E premte, 9 Maj, 2025 (4:00 pm - 6:00 pm)

Përshkrimi

Me rastin e 50-vjetorit të zhanrit të filmit të animuar shqiptar dhe falë mbështetjes nga IUTE, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon premierën e filmit të restauruar në 4K “Ilira”, një film i animuar nga Boris Ikonomi, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vitin 1983.
📅 E premte, 9 maj 2025, 🕓 16:00, te 📌Cineplexx, TEG.

🙏Filmi u restaurua në studion Augustus Color, në Romë, Itali, duke u bërë tashmë i disponueshëm për shfaqje cilësore ku publiku mund të shijojë artin e bukur të animacionit.

ℹ️ Ilira | 1983 | 10′
Regjia dhe vizatimet: Boris Ikonomi
Skenari: Luan Rama, Boris Ikonomi
Kompozitor: Aleksandër Lalo
Operatorë: Tomi Vaso, Vangjush Valla
Filmi tregon historinë e Çlirimit, një djali të vogël i cili me këmbëngulje dëshiron të gjejë një emër për motrën e tij të porsalindur. I frymëzuar nga historia teksa vizitonte vendet arkeologjike në Shqipëri, ai zgjodhi emrin e një luftëtareje ilire, Ilira. Në filmin e animuar “Ilira” artistët, Boris Ikonomi dhe Tomi Vaso, dy nga pionierët e animacionit shqiptar, kombinojnë xhirimet reale me piktura të punuara në celofan për t’i vendosur personazhet në një udhëtim në vendet arkeologjike të Shqipërisë së lashtë dhe kryesisht në Butrint.

↪️ Aktiviteti do të vazhdojë me një program prej 30 minutash me filma të animuar shqiptarë në 4K, për të kremtuar së bashku 50-vjetorin e animacionit shqiptar.
🆓️ Hyrja e lirë!

Kalendar eventesh

E premte, 9 Maj, 2025

4:00 pm - 6:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).