Gruaja me sirtarë
Përshkrimi
🎭 “Gruaja me sirtarë”, një dramë shqiptare me autore, shkrimtaren dhe aktoren e mirënjohur, Anisa Markarian, vjen premierë në skenën e QKF.
🎥 Shfaqja është produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe trajton historinë e një gruaje të dhunuar, cila gjen forcën të rimëkëmbet psikologjikisht për të rivënë në vend dinjitetin e cënuar.
Nën interpretimin e aktorëve të njohur Mimoza Marjanaku dhe Romir Zalla, me pjesëmarrjen e sopranos Kiara Juba dhe me regjisore Suela Bako kjo dramë do të shfaqet në 🗓️ datat 24 dhe 25 nëntor, ⏰ ora 19.00, 📍 salla e QKF Durrës.
Kalendar eventesh
E hënë, 24 Nëntor, 2025 - E martë, 25 Nëntor, 2025