Janar
16 E premte

GRUAJA E BURRIT TIM

E premte, 16 Janar, 2026 - E shtunë, 17 Janar, 2026 (6:00 pm - 8:00 pm)
Teatri “Skampa”

Përshkrimi

Komedia 🎭”GRUAJA E BURRIT TIM”🎭 në ELBASAN ❤️

NË DATAT 👉 1️⃣6️⃣ – 1️⃣7️⃣ JANAR

ORA 1️⃣8️⃣ : 0️⃣0️⃣

📍TEATRI “SKAMPA”, ELBASAN

REZERVO: 0698540085

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Kalendar eventesh

E premte, 16 Janar, 2026 - E shtunë, 17 Janar, 2026

6:00 pm - 8:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).