GJENERATA E PAAFTË PËR LIDHJE
Përshkrimi
Tim (Frederick Lau) ka kohë është arrirë në jetën e tij profesionale në një agjenci, por imazhi i vetvetes si një person i ri dhe mbi të gjitha i pa-lidhur duhet të ruhet me çdo kusht: Qoftë përmes stilit të jetesës në një apartament të përbashkët, ose statusit të lidhjes “Single në Tinder”, ku partneret seksuale janë diçka e ngjashme si gotat e kafes një përdorimshe. Por pastaj, Ghost (Luise Heyer), që gjithashtu është e paaftë në lidhje si Tim, e kthen situatën: Në fillim, ajo i merr Tim-it akulloren e fundit me Stracciatella në pikën e karburantit dhe më pas edhe makinën me qera. Në takimin e radhës, të mbushur me debate, ajo e bën shpejt për vete – Ghost duhet të futet në rolin e saj të ‘Ghosting’. Megjithëse titulli “Gjenerata e paaftë për lidhje”, filmi nuk humb besimin në romancën klasike dhe kështu bëhet një portret i saktë i një gjenerate të rreth 30-tave, si dhe një komedi romantike e inskenuar me zgjuarsi dhe me aktrim të mrekullueshëm.
📅 23 Tetor 2023
📍 Vlorë, Geothe – Zentrum, rr. Sadik Zotaj
🕙 ORA 16:00
Kalendar eventesh
E hënë, 23 Tetor, 2023