Art & Kulturë

Tetor
11 E premte

Filmi “Skicë kujtimesh” – Etnografi vizuale e një fshati shqiptar te “Shtëpia e Antropologjisë” Tiranë

E premte, 11 Tetor, 2024 (6:00 pm - 7:00 pm)
“Shtëpia E Antropologjisë”, Tiranë

Përshkrimi

Një etnografi vizuale e një fshati shqiptar.

“Skicë kujtimesh” është një film i shkurtër që integron poezinë e një qasjeje artistike me lëndën e parë të vëzhgimit. Bazuar në dokumentacionin audiovizual të mbledhur gjatë ekspeditës etnografike një javore [qershor 2024] në fshatin bregdetar të Lukovës, ky bashkëpunim regjistron histori personale dhe familjare të treguara nga gra që ishin dëshmitare dhe aktive përgjatë ndryshimeve politike, sociale dhe kulturore në Evropën Juglindore gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Ky eksplorim i nuancuar femëror i narrativave familjare, me qasjen e tij globale që artikulon heterografitë e angazhimit etnografik dhe gjestit artistik, synon të kontribuojë në diskutime më të gjera mbi rolin e kujtesës, identitetit dhe narrativës në kuptimin e transformimeve shoqërore dhe kulturore në botët mesdhetare.

Autoret

ORIANE PAGNIER GIRARD

Oriane Pagnier Girard mban një diplomë Master në historinë e fotografisë nga Ecole du Louvre, Paris dhe Universiteti i Saint Andrews, Skoci. Ajo është kandidate për doktoraturë në Antropologjinë Vizuale dhe Etnologjinë Ballkanike dhe e ndan kohën e saj mes universitetit të saj në Marsejë, Shkollës Franceze të Athinës dhe Departamentit të Antropologjisë Kulturore në Tiranë.

Kërkimi i saj në koleksionet fotografike të arkivave etnografike evropiane dhe ekstra-evropiane përqendrohet në veprat e grave etnologe që punonin në Shqipëri gjatë periudhës komuniste (1944-1991). Duke analizuar natyrën e praktikave të tyre dhe përdorimet e fotografisë në fushën e antropologjisë, ajo është e interesuar për konfigurimin e takimit mes hetueseve femra dhe subjekteve të fotografuara, shprehjen vizuale të subjektiviteteve femërore në shoqërinë shqiptare gjatë periudhës komuniste dhe të ardhmen e arkivave vizuale në një kontekst të tranzicionit politik dhe social.

ANXHELA PIPERO

Anxhela Pipero (b.1995, Tiranë) është një artiste vizuale, diplomuar pranë Universitetit të Arteve në Tiranë në degën e Grafikës Tradicionale.

Masterin e kryen në po të njëjtin Universitet duke u thelluar në Pikturën e Kavaletit dhe Pedagogjinë.

Pas studimeve, punon si mësuese arti dhe njëkohësisht angazhohet në punëtori të ndryshme mbi antropologjinë dhe shkrimin kreativ.

Përmes mediumeve si vizatimi, piktura dhe video, puna e saj është një formë gjurmimi i temperamentit të jetës së përditshme dhe i pranisë njerëzore.

Ekspozita e parë e saj personale është mbajtur në hapësirën e artit Minus, në Tiranë në vitin 2023.

📅 11 tetor
🕒 18:00
📍 “Shtëpia e Antropologjisë”, Tiranë

Kalendar eventesh

E premte, 11 Tetor, 2024

6:00 pm - 7:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).