Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë
Përshkrimi
Të martën, më 24 shtator, ora 18:00, në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) do të shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar filmi “Nusja dhe shtetrrethimi”.
Ky realizim i regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro në vitin 1977, do të ekranizohet, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).
Në këtë Vit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja synon që përmes kinematografisë, duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të filmave, t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit.
🗓️ 24 Shtator
🕐 18:00
📍 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë
Kalendar eventesh
E martë, 24 Shtator, 2024