Filmi “Martesa” te Qendra e Artit Agimi dhe Kinema Maks Velo
Përshkrimi
Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit vjen për herë parë në Shqipëri në qendrën e Artit Agimi dhe kinemanë Maks Velo, në Tiranë.
Ky film ka pasur një rrugëtimin të suksesshëm ndërkombëtar, me dy çmime nga Tallin Black Nighs Film Festival në Estoni, ku edhe pati premierën botërore.
Ngjarja e filmit përfshin një trekëndësh dashurie mes tre personazheve nën performancën e aktorëve Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu.
“Martesa” do të jepet deri me datë 30 gusht në orën 10:00, 18:00 dhe 20:00.
Vendndodhja: @qendra_e_artit_agimi dhe @kinema_maksvelo
Kalendar eventesh
E hënë, 26 Gusht, 2024 - E premte, 30 Gusht, 2024