Art & Kulturë

Shtator
04 E mërkurë

Festivali “Hapat” – Teatri “Marmelladov” te “Teatri Metropol” Tiranë

E mërkurë, 4 Shtator, 2024 - E diel, 8 Shtator, 2024 (8:00 pm - 10:00 pm)

Përshkrimi

“Fondi i Teatrit per te rinj” në kuadër të festivalit “Hapat”, organizuar dhe financuar nga @meki.gov.al , në bashkëpunim me @teatrikombetareksperimental , Teatrin Metropol dhe me suportin e trajnimit fizik te aktorëve nga @next_level_forma , sjell produksionin teatror “Marmelladov”, shkëputur dhe përshtatur nga novela “Krim dhe ndëshkim” e autorit Fyodor Dostoevsky.

“Marmelladov” kryqëzon jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, të sotme dhe të nesërme. Secili prej personazheve bart mbi vete ideologji të cilat sjellin transformim rrenjësor në rrafshin personal e për pasojë avancimin, shpeshherë edhe degradimin e shoqërive. Shpërfaqja e kompleksitetit të qënies njerëzore (nën trysnine e rrethanave sociale, politike, ideologjike dhe religjioze) si pasojë e shprishjes së integritetit të individit. Boshti mbi të cilin shfaqja frymon ka në qendër segmentin jetësor të një humani, viktimë e vetes dhe furtunave të jetës.

Regjia: Xhino Musollari

Në role: Marius Dhrami, Denardo Neziri, Erdet Miraka, Lindar Kaja, Sedmir Memia, Luisa Dinellari, Erd Kullolli.

Asistent regjisor: Roerd Toçe
Koreografia: Erdet Miraka
Skenografia: Ibrahim Burgu
Kostumografia: Frenci Gjerasi
Grafik Dizajni: Evi Gjoni
Fotografia: Ergys Baki

Shfaqja do të jepet te salla: Chekhov e Teatrit Metropol. Rezervoni në: +355 67 227 0668.

🗓️  04 – 08 shtator
⏰ 20:00
📍 Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë

 

Kalendar eventesh

E mërkurë, 4 Shtator, 2024 - E diel, 8 Shtator, 2024

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).