Ekspozitë në GAT “Tirana 1+1” & “CityX- Unë”, Tiranë
Përshkrimi
Dy ekspozitat që hapin sezonin e vjeshtës në Galerinë e Artit Tiranë, paraqesin rezultatet përfundimtare të kërkimit dhe praktikës së dy artisteve tona @graf8902 dhe @arnildaa_kycyku në programin e rezidencës (2023-2024), të ftuara për të eksploruar Tiranën, të hulumtojnë kontekstin lokal-që nga karakteristikat urbane-tek transformimi psiko-social i saj, parë nga këndvështrimi i brendshëm dhe i jashtëm, duke gjeneruar praktika dhe mënyra të reja të kërkimit individual dhe kolektiv, për të kuptuar se si të bashkëjetojmë me realitetin tonë dhe cili është qyteti ynë për ne që jetojmë në të!
“Tirana 1+1” & “CityX- Unë, Tiranë” janë projekte të porositura dhe mbështetura nga Galeria e Artit Tiranë / Bashkia Tiranë, që nga faza iniciuese në Dhjetor 2023, deri tek kjo ekspozitë, e cila bashkë me punëtoritë dhe programin e edukimit i cili e shoqëron është organizuar edhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qendrës Goethe në Tiranë, të cilëve ju jemi mirënjohës!
📆 12 shtator – 05 tetor 2024
📍 Rruga e Kavajës, Tiranë
Kalendar eventesh
E enjte, 12 Shtator, 2024 - E shtunë, 5 Tetor, 2024