Ekspozita “Viti zero” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” Tiranë
Përshkrimi
Galeria FAB hap ekspozitën personale të piktorit të mirënjohur Gazmend Leka, me kurator Ermir Hoxhën.
Në fillim u quajt: ‘‘Viti Zero‘‘. Të tjerë tituj erdhën më pas. U përmend aty viti i mallkuar, më pas viti i tmerrshëm, i Djallit, apo edhe Apokalipsi. Të gjithë mund të ishin. Të gjithë ishin të përshtatshëm. Por në fund natyrshëm zuri vend ai, ‘‘Viti Zero‘‘; si për ta heshtur kërkimin dhe për ta kthyer atë përsëri në pikën Zero. Ashtu si nevoja e tij për një fillim të ri, a një fund përfundimtar.
Viti Zero i Gazmend Lekës, është një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit. Si i tillë, ai është një imazh i njohur për shumë prej nesh. Një imazh ngjethës, në kufijtë e mos-arsyes, ku logjika i la vendin marrisë, ndërsa kaosi mbretëronte bashkë me ndjellazinjtë.
E gjithë kjo, ashtu si dhe më parë, përbëhet nga dy qasje. E para, ajo më dominuesja përbëhet nga tablotë e mëdha në vaj; dhe e dyta, ajo me imazhet invers, realizuar në dimensione më të vogla në laps.
📅 9 – 29 Tetor
🕒 19:00
📍 Galeria FAB, Tiranë
Kalendar eventesh
E mërkurë, 9 Tetor, 2024 - E martë, 29 Tetor, 2024