Art & Kulturë

Gusht
26 E hënë

Ekspozita The feminine urge to…/Shtysa feminine për… nga Laureta Hajrullahu

E hënë, 26 Gusht, 2024 - E premte, 13 Shtator, 2024 (12:00 am - 11:00 pm)
Rruga Pjeter Bogdani 37, Tirana, Albania
Rruga Pjeter Bogdani 37, Tirana, Albania

Përshkrimi

Ekspozita “The feminine urge to…/ Shtysa feminine për…” vijon të jetë e hapur te “Bazament Art Space”, në Tiranë.

Kjo ekspozitë përmban punime vizuale multimedia të artistes nga Kosova, Laureta Hajrullahu, me kurator Maximilian Lehner.

Hajrullahu, e lindur në Preshevë më 1997, hulumton në punën e saj artistike privatësinë, gjininë, intimitetin, ekosistemet digjitale, video lojërat dhe të ardhmet e pamundura, duke dekonstruktuar dhe rivlerësuar kufijtë mes botës fizike dhe asaj virtuale.

Puna e Hajrullahut është prezantuar në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka qenë pjesë e Manifesta Bienale 14, “Gjon Mili” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, si dhe ka marrë pjesë në ekspozita në Qendrën për Art Bashkëkohor në Malin e Zi, në Institutin për Art Bashkëkohor – ISU, Galeria 17 Prishtina, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe Fondacioni 17, etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 shtator te Bazament Art Space në Tiranë.

@lauretahhh
@bazamentartspace

Kalendar eventesh

E hënë, 26 Gusht, 2024 - E premte, 13 Shtator, 2024

12:00 am - 11:00 pm  

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).