Art & Kulturë

Shtator
09 E hënë

 Ekspozita “Të ndjesh pamjen” nga Besim Tula

E hënë, 9 Shtator, 2024 - E shtunë, 28 Shtator, 2024 (6:00 pm - 9:00 pm)
Rruga Nuri Bushati, Shkodër

Përshkrimi

Galeria e Arteve Shkodër sjell pranë publikut artëdashës të Shkodrës e më gjerë veprën e artistit Besim Tula, kuruar nga Era Tula.

Në 75-vjetorin e lindjes, Besim Tula (1949-2020), kthehet në qytetin e lindjes dhe në atmosferën artistike që e frymëzoi t’i përkushtohej artit. Me një përzgjedhje të veprave të tij me titullin “Të Ndjesh Pamjen”, kuruar nga Era Tula, puna e Besim Tulës sjell në Galerinë e Arteve të Shkodrës pasionin për ngjyrat nga ku merrte shkas edhe dëshira për të pikturuar, ato ngjyra që synonin të tërhiqnin vëmendjen e publikut, për ta angazhuar më tej tek subjekti i portretizuar. Për Tulën, ky subjekt, sidomos gjatë viteve të fundit të krijimtarisë, përfshinte paraqitjen e padrejtësive sociale, gjithmonë me synimin për të vënë në dukje problemet e kohës, për të sfiduar apatinë dhe për të nxitur një dialog mbi aktualitetin.

Në sfidën e përhershme të përballjes së subjektit të pikturës me realitetin e jetës dhe shoqërisë që synon të ravijëzojë, veprat e Besim Tulës mbeten, për fatkeqësinë e shoqërisë sonë, më aktuale se kurrë.

📆 07 – 28 shtator 2024
⏰ 18:00
📍 Rruga Nuri Bushati, Shkodër

Kalendar eventesh

E hënë, 9 Shtator, 2024 - E shtunë, 28 Shtator, 2024

6:00 pm - 9:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).