Art & Kulturë

Tetor
21 E hënë

Ekspozita “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”

E hënë, 21 Tetor, 2024 - E hënë, 4 Nëntor, 2024 (9:00 am - 7:00 pm)
Biblioteka Kombëtare E Shqipërisë (Kati II), Tiranë

Përshkrimi

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, kanë kënaqësinë të çelin ekspozitën “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”.

Në këtë ekspozitë, që parashikohet të jetë një ndër më të mëdhatë e, njëkohësisht, më të rëndësishme të organizuara nga BKSH-ja, do të ekspozohen rreth 600 libra 📖 dhe harta origjinale të shtypura në Venecia, mes viteve 1400-1800. Pjesa më e madhe e tyre ekspozohen për herë të parë në publik.

Ekspozita është kuruar nën kujdesin e kuratores shkencore znj. Elisabetta Sciarra, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare Qendrore e Firences, një prej bibliotekave më prestigjioze dhe më të vjetra në Europë.

📅 21 04 tetor
🕒 09:00 – 19:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (Kati II), Tiranë

Kalendar eventesh

E hënë, 21 Tetor, 2024 - E hënë, 4 Nëntor, 2024

9:00 am - 7:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).