Ekspozita “Eksperiment i vazhdueshëm” nga Genc Kadriu te “Parking Art Gallery” Tiranë
Përshkrimi
Parking Art Gallery ka hapur ekspozitën “Eksperiment i vazhdueshëm” të artistit Genci Kadriu nga Pakica Maqedonase.
Ne jemi një eksperiment i cili përseritet në mënyrë të vazhdueshme dhe perpetuale. Ekspozita e Genci Kadriut “Eksperiment i vazhdueshëm“përmban tre cikle punimesh të cilat janë në teknika të ndryshme si vizatim, (stilolaps në letër), bojë kine, (Bojë tush) pastelit në leter dhe skulpturë (miniaturë). Ekspozita “Eksperiment“vjen si një kërkim dhe ndjesi e artistit për të elaboruar elementët kulturorë dhe estetik të veshjeve folklorike Maqedonase, dhe skulptura të vogla në miniaturë të figurave të ndryshme të trajtuara si aksesore (unaza). Në të njëjtën kohë, vëmendje të vecantë i ka kushtuar dhe figurës së gruas duke vizatuar portrete në teknika të ndryshme.
📆 16 – 27 shtator 2024
⏰ 18:00
📍 Rruga Durrësit, nr.27, Tiranë
Kalendar eventesh
E hënë, 16 Shtator, 2024 - E premte, 27 Shtator, 2024