Art & Kulturë

Shtator
02 E hënë

Ekspozita “90+” nga Çlirim Ceka te Galeria “FAB” Tiranë

E hënë, 2 Shtator, 2024 - E premte, 6 Shtator, 2024 (7:30 pm - 9:30 pm)
Galeria FAB, Fakulteti I Arteve Të Bukura, Universiteti I Arteve

Përshkrimi

Galeria FAB hap ekspozitën personale të piktorit të mirënjohur Çlirim Ceka ´´90 +´´

Pak fjalë për piktorin

Çlirim Ceka Lindi në Elbasan në 1945. Studimet e larta do i kreu në ILA në vitet 1962-1967. Fillimisht punoi në redaksinë e ilustrimit në Shtëpinë Botuese, e më pas si pedagog i grafikës në ILA në vitet 1970-75. Ai u dënua politikisht (për riedukim) në Ndërmarrjen Artistike Migjeni. Do të rikthehej në vendin e punës vetëm pas vitit 1985.

Çlirim Ceka, njihet si piktor i tablove kompozicionale, ndryshe njohur si ‘’kompozimet e mëdha’’. Ai bashkë me shumë autorë të asaj periudhe, i dhanë formë këtij formati të metarrëfimit të metodës së Realizmit socialist mes viteve ’65-’75, duke trajtuar temat kresore të saj, prej Ndërtimit të socializmit, Njeriut të ri, dhe tablove me Temë historike. Mes veprave më të rëndësishme mund të përmendim tablo “Punojmë dhe mësojmë”, 1969, (GKA), “Në kufi”, 1969, (GKA), “Në metalurgjik”, 1983 (GKA), “Dropullitja”, 1984 (GKA), “Metalurgu”, 1984 (GKA).

Gjithshta ai u evidentua dhe muralen e realizuar në Muzeu Historik në Lushnje, si dhe veprat në gjininë e grafikës, si ilustrime, kopertina librash dhe cikle grafike në teknikën e linoleumit. Pjesëmarrës i rregullt i aktiviteteve të kohës, ai prej vitit 1998, jeton dhe punon në Selanik, ndërsa vepra e tij përcjell shijen grafike mbi subjekte shqiptare drejt një stilizimi të abstraguar dhe motive folkloristike.

Përveç veprave të shumta ruajtur në Galerinë Kombëtare të Arteve, veprat e tij janë ekspozuar në në Pekin (1967), Bienalen e Aleksandrisë (1968), Shangai (1968), Prishtinë (1972), Grac Austri, (1975), Paris (1984), Romë (1987), Athinë (1993), Kroaci (1997), Itali, Rumani, Selanik, etj.
Ai është autor i 14 ekspozitave personale, relizuar në Itali, Kroaci, Rumani, Danimarkë, Greqi, Shqipëri, etj., si dhe fitues i çmimit kombëtar në Grafikë në vitin 1969, dhe Onufri për Grafikë në vitin 1994.

📆 02 – 06 shtator 2024
⏰ 19.30
📍 Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura,
Universiteti i Arteve

Kalendar eventesh

E hënë, 2 Shtator, 2024 - E premte, 6 Shtator, 2024

7:30 pm - 9:30 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).