“Ditët Europiane të Trashëgimisë 2024” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër
Përshkrimi
Ditët Europiane të Trashëgimisë janë festuar në Shqipëri gjithnjë gjatë muajit shtator, duke kulmuar me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Këtë vit Ditët Europiane të Trashëgimisë 2024 do të festohen nga data 23 deri më 29 shtator duke trajtuar temën: “𝗥𝗿𝘂𝗴ë𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁, 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁, 𝗱𝗵𝗲 𝗡𝗱ë𝗿𝗹𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁”.
Frymëzuar nga kjo temë , Muzeu Marubi ka ndërtuar një program i cili i kushtohet zhvillimit të arteve pamore dhe ndërlidhjes së fotografëve të Dinastisë Marubi dhe Kolë Idromenos. Një vëmendje e veçantë i kushtohet rrugëtimeve të Pietro Marubbi-t nga Italia në Shqipëri e në Malin e Zi. Programi pasurohet me punëtori dhe biseda mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kolë Idromenos në qytetin e Shkodrës, me synim pasurimin e mëtejshëm të projektit “Rrjeti Kulturor Marubi-Idromeno”
📋PROGRAMI I AKTIVITETEVE
📌23 shtator – Arkivi i programit të edukimit nën kujdesjen e Tereza Çuni
📌24 shtator – “Një guidë në arkitekturën e Idromenos”, bisedë nga Sabrina Kuçi dhe Fatjon Mlloja
📌25 shtator – “Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë”, bisedë nga Eleni Laperi
📌26 shtator – Çfarë fsheh qyteti? Rrugëtimi Marubi – Idromeno në Shkodër, punëtori
📌27 shtator – “Historia e fotografisë në Malin e Zi”, bisedë nga Maja Djurić dhe “Mali i Zi në fotografitë Studios Marubbi”, bisedë nga Tatjana Koprivica dhe Slavko Burzanović
📌28 shtator – “Marubi, la memoria della luce”, film dokumentar nga Tomás Sheridan
🗓️ 23 – 29 Shtator
🕐 19:00
📍 Muzeu “Marubi”, Shkodër
Kalendar eventesh
E hënë, 23 Shtator, 2024 - E shtunë, 28 Shtator, 2024