Art & Kulturë

Tetor
11 E premte

Creative Morning – “Vision” me Blerta Kambo

E premte, 11 Tetor, 2024 (10:00 am - 10:00 am)
Kinema Agimi, Tiranë

Përshkrimi

Tema globale e CreativeMornings për muajin tetor është VISION, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.

Në Tiranë kemi ftuar artisten dhe fotografen e njohur Blerta Kambo, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

“Për mua vizioni ndërtohet brenda vetes, nga gjithçka që di, gjithçka që ke lexuar dhe arti që ke përthithur. Vizioni vjen nga gjithçka që të ka ndodhur, nga ato që ke zgjedhur të shohësh dhe ato që ke zgjedhur të injorosh; nuk lind në boshllëk. Për të zbuluar vizionin tënd, duhet ta përdorësh aktivisht atë. Ti nuk mund ta shohësh veten, sepse e ke njohurinë për botën nga brenda, si të gjithë të tjerët, si askush tjetër.”

Blerta Kambo është një artiste, fotografe dhe kinematografe shqiptare me bazë në Tiranë.

Projektet e saj personale ndjekin një qasje konceptuale, të përqendruar rreth temave të drejtësisë sociale dhe mjedisore, arkivave, trillimeve/të vërtetave të shumta, ekofeminizmit dhe arkitekturës të integruar në hapësirë, duke shprehur narrativën e fshehur në kontekste sociale.

Përvoja e saj 16-vjeçare komerciale përfshin fotografinë dokumentare, arkitekturore dhe politike (si fotografe për Kryeministrin shqiptar Edi Rama), gjithashtu advertisting, korporate dhe fashion. Në vitin 2019 ajo studioi kinematografinë në London Film School (UK) dhe aktualisht po punon më shumë me imazhin lëvizës, si në dokumentar/narrativë-trillim dhe në video-art.

Në vitin 2023 ajo ishte finaliste për Çmimin Circa, Londër, UK me performancën-video të saj “Gur i rëndë”. Projekti i saj më i fundit “Man of the Castle”, një alegori bashkëkohore e drejtësisë gjinore, e feminizmit në mbrojtje të burrave, u ekspozua dy herë në Tiranë këtë vit.

Ajo është anëtare e AWA (Gratë shqiptare në audiovizual) dhe e Kolektivit Feminist (Shqipëri). Ajo është një LINA fellow për vitin 2024 me Fondacionin për Arkitekturë të Kosovës.

Eventi do të mbahet të premten, datë 11 tetor, ora 10:00, te Qendra e Artit AGIMI, Tiranë.

📅 11 Tetor
🕒 10:00
📍 Kinema Agimi, Tiranë

Kalendar eventesh

E premte, 11 Tetor, 2024

10:00 am - 10:00 am  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).