Art & Kulturë

Gusht
30 E premte

“Creative Morning”,  Ritual me Juxhin Rama

E premte, 30 Gusht, 2024 (10:00 am - 10:00 am)

Përshkrimi

Tema globale e CreativeMornings për muajin gusht është RITUAL, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.

Në Tiranë është ftuar Juxhin Rama, jurist, specialist PR & Marketing, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

“Rituali përfaqëson një lidhje të rëndësishme me traditat, historinë apo kujtimet, duke krijuar një ndjenjë të thellë përkatësie. Në momente rituali ke mundësinë të ndihesh mirë, por mund të gjesh mënyrë edhe për t’u përmirësuar dhe për të analizuar me kujdes të gjithë rrugëtimin tënd, ku të gjitha këto elemente arrijnë të të mbushin me energji. Ritualet kanë aftësinë të shndërrohen edhe në akte të shenjta deri diku, duke i dhënë kuptim dhe ngjyra jetës.”

Juxhin Rama është Themelues dhe President i Inter Club Albania që nga viti 2011.

Eventi do të mbahet të premten, datë 30 gusht, ora 10:00, te AGIMI Art Center, Tiranë.

📆 30 gusht 2024
⏰ 10:00
📍 Qendra e Artit Agimi, Bajram Curri Blvd, Tiranë

Kalendar eventesh

E premte, 30 Gusht, 2024

10:00 am - 10:00 am  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).