Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” te TKOB
Përshkrimi
Rikthejmë në TKOB baletin “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.
Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimi, libret të gjeniut të letrave, Ismail Kadare, koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, skenografi dhe kostumografi të të madhit Naxhi Bakalli, me baletmaester Alisa Gjoni & Edi Blloshmi.
Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare. Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.
Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës dhe mes kreshnikëve të tij.
Një balet me një histori unike që nuk duhet ta humbisni kurrsesi në TKOB!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10.
📅 25-27 Tetor
🕒 19:00
📍 Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë
Kalendar eventesh
E premte, 25 Tetor, 2024 - E shtunë, 26 Tetor, 2024