“Agonia e lëkurës sime” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë
Përshkrimi
“Agonia e lëkurës sime” është faza e parë e projektit: ‘KUR SIRENAT TË KËNDOJNË’
A mund t’i japim zë atyre që nuk kanë? Melodia e tmerreve që rrjedh prej shpirtit meriton të dëgjohet dhe të kristalizohet në mendjen dhe në ndërgjegjen e gjithkujt që guxon të vërë në dyshim të vërtetat e një gruaje viktimë e trafikimit njerëzor.
Duke mos lënë në harresë, ne ndihmojmë që historia mos përsëritet!
Më 30 Shtator, ju ftojmë për një eksperiencë që të përcjell një përzierje emocionesh, për premierën e dokumentarit me metrazh të shkurtër “Agonia e lëkurës sime”.
🗓️ 30 shtator
🕐 18:00
📍 Agimi Art Center, Tiranë
Kalendar eventesh
E hënë, 30 Shtator, 2024