“45 ditë me kinemanë shqiptare” te Qendra Agimi dhe Kinema Maks Velo
Përshkrimi
Maratona e filmit “45 Ditët e Kinemasë Shqiptare” po zhvillohet gjatë gjithë muajit gusht në Qendrën e Artit Agimi te Bulevardi Bajram Curri si dhe në Kinemanë Maks Velo, në Laprakë. Ky aktivitet sjell për publikun filmat shqiptarë të dekadës së fundit.
Pjesë e programit janë filmat “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo nga Fatmir Koci, “Love” nga Dionis Papadhimitri, “Dy luanë drejt Venecias” nga Jonid Jorgji, “Sex, përrallë dhe celularë” nga Erjon Bubullima, “Shenjtorja” nga Eno Milkani dhe “Honeymoon” nga Goran Paskajevic.
Programi ka nisur me 15 korrik, dhe do të vijojë deri me datë 30 gusht ku çdo ditë do të shfaqen filma në oraret 10:00, 16:00 dhe 19:00.
Vendndodhja: @qendra_e_artit_agimi dhe @kinema_maksvelo.
Kalendar eventesh
E hënë, 26 Gusht, 2024 - E premte, 30 Gusht, 2024