Rosaku i shëmtuar
Përshkrimi
🐤✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë, në teatrin më të gëzueshëm të qytetit, 🎭🥰 ju presim të përjetoni një nga kryeveprat më të dashura të Andersenit! 📖
🎭 “Rosaku i shëmtuar” vjen në skenën e Teatrit të Kukullave me një realizim plot emocion, ndjeshmëri dhe mesazhe të bukura për fëmijët.
📖 Një fabul që i reziston kohës dhe na kujton se:
✨ nuk ka rëndësi ku lind dhe si dukesh…
💫 rëndësi ka të jesh i drejtë, i guximshëm dhe i zoti t’ia dalësh në komunitetin ku bën pjesë.
Një shfaqje që flet për pranimin, vetëbesimin dhe transformimin, duke prekur zemrat e të vegjëlve dhe të rriturve njëkohësisht. 🐣🪿
🎬 Regjia: Paolo Comentale
🎭 Kukullat & Skenografia: Lucrezia Tritone
🎼 Muzika: Sokol Marsi
👥 Me aktorët:
Jorida Meta
Albana Koçaj
Ermonela Alikaj
Elidon Alika
Ilia Kaçi
Aleksandër Grami
Madi Selimi
Florian Kokona
🎧 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🔧 Teknik: Gildian Dashi
🛠 Punëtor skene: Bernard Rakipi
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
🗓 Datat: 21 & 22 Shkurt
⏰ Ora: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🕘 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Kujdes!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ejani në kohë për të mos humbur asnjë çast të kësaj historie frymëzuese! ✨
🐤 MOS MUNGONI në një shfaqje ku bukuria e vërtetë buron nga brenda!
Kalendar eventesh
E shtunë, 21 Shkurt, 2026 - E diel, 22 Shkurt, 2026