Bashkia Shkodër organizon me datë, 26 prill 2019, pranë Njësisë Administrative Berdicë aktivitetin “Festa e Berdicës” me fokus promovimin e vlerave dhe resurseve të territorit.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agro- përpunuese të krijuara në zonë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin social – ekonomik të të gjithë territorit të Njësisë Administrative të Berdicës.
Në këtë festë do të këtë një sërë aktivitetesh artistike, sportive, vizita për promovimin e pasurive kulturore e natyrore si dhe prezantimin e produkteve agrobujqësore dhe gatimeve tradicionale të zonës.