Zuckerberg: Facebook do të pësojë ndryshime të mëdha në 2018

Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është betuar se gjatë 2018 do të rregullojë të gjitha problemet që rrjeti social ka shfaqur gjatë kësaj periudhe.

Ai e konsideron këtë si sfidën personale të këtij viti, ku ka pranuar se Facebook ka bërë gabim që ka imponuar zbatimin e politikave të ndryshme, të cilat kanë sjell keqpërdorimin e mjeteve të tij.

Facebook u kritikua ashpër për lejimin e shfaqjes së reklamave politike të Rusisë kundra qeverisë amerikane, gjatë kohës së fushatës elektorale presidenciale të SHBA-së në 2016, si edhe për tejçmin e lajmeve false që mbushën rrjetin këtë vit.

Zuckerberg u shpreh se kodimi dhe monedha elektronike Bitcoin janë mjetet që ai do të përdorë për të mposhtur informacionet negative që kanë qarkulluar në facebook këto kohë.

Lexoni postimin e plotë që Mark Zuckerberg ka shkruar në profilin e tij:

“Ҫdo vit të ri unë marr përsipër një sfidë që përpiqem ta realizoj. Kështu, kam qenë në çdo shtet të Amerikës, kam lexuar 25 libra brenda një viti, mësova gjuhën mandarine, vrapova për 365 milje dhe ndërtova një inteligjencë artificiale në shtëpinë time.

Fillova që t’i bëj këto sfida në vitin 2009. Atë vit ekonomia ishte në krizë dhe Facebook nuk kishte ende përfitime financiare, ndaj ne duhet të bëheshim serioz për të krijuar një plan biznesi fitimprurës. Ai ishte një vit i vështirë dhe i rëndësishëm, ndaj për të mbajtur seriozitetin, vesha kollare çdo ditë në punë.

2018 po më duket shumë i ngjashëm me atë vit. Bota është në ankth dhe e ndarë, e Facebook ka shumë punë për të bërë – Ne duhet të mbrojmë komunitetin nga urrejtja dhe abuzimi, të mbrojmë përdoruesit nga ndërhyrjet e shteteve të ndryshme në privatësi dhe të sigurohemi se çdokush që përdor Facebook kalon një kohë të mirë në këtë rrjet social.

Sfida ime personale për vitin 2018 është që të fokusohem tek rregullimi i këtyre problemeve të rëndësishme. Sigurisht që ne nuk mund të ndalojmë çdo formë abuzimi, pasi ne kemi bërë gabim që kemi imponuar zbatimin e politikave të ndryshme, të cilat kanë sjellë keqpërdorimin e mjeteve të Facebook. Nëse arrijmë sukses në përmbushjen e kësaj sfide, atëherë do ta mbyllim vitin 2018 me një arritje të madhe.”