Zorbas nga Nikos Kazantzakis: Klubi i Librit Akropoli i Ri 20

Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës të Klubit të Librit ditën e Diel, më datë 25 Mars në orën 18:30. Vepra që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Zorba”, shkruar nga autori Nikos Kazantzakis.

Në këtë vepër, Nikos Kazantzakis na rrëfen jetën e një intelektuali të ri, i cili përpiqet të arratiset nga jeta mes librave me ndihmën e djaloshit të zjarrtë dhe misterioz Aleksis Zorba. ‘‘Zorba’’ u konsiderua si një nga krijimet më të paharrueshme të letërsisë, pasi jeta e pasur e Aleksis Zorbës, me të gjitha gëzimet dhe dhimbjet që mbante brenda, ishte një shembull i vërtetë i kuptimit të vlerës së aventurës dhe njerëzimit.

Nëse jeni të interesuar mund të paraqiteni pranë Qendrës sonë, ditën e Diel, më datë 25.03.2018 në orën 18:30.

Pjesëmarrja është falas.