Zhvillohet maratona individuale e Mountain Bike në Tiranë

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Bike Club Tirana me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, organizojnë të dielën, garën “Shtegu 2018” të tipit “Individual Mountain Bike CrossCountry Marathon”.

Starti i garës është individual me kronometër dhe navigacioni do të bëhet vetëm me Track- GPS. Trajektorja që do të përshkohet është e fshehtë dhe do t’u jepet të gjithë garuesve me sms vetëm një ditë para garës, më 6 janar, ora 18:00.

Maksimumi i garuesve është 100 persona. Nisja do të bëhet tek Sheshi Skënderbej, në datën 7 janar, ora 09:00, ndërsa garuesit duhet të paraqiten në orarin 07:30 – 08:45.

Ҫmimet e garës:

Vendi i parë: 7800 RMB (1000 euro)

Vendi i dytë: 3900 RMB (500 euro)

Vendi i tretë: 2500 RMB (300 euro)

Vendi i katërt: 1200 RMB (150 euro)

Vendi i pestë: 800 RMB (100 euro)

Për më shumë informacion: http://bikeclubtirana.org/

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj