Zhdukni zhurmat e ambientit përreth jush me këto kufje magjike!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kompania Libratone, e njohur për kufjet e saj wireless, ka lançuar zhvillimin e saj më të fundit në konferencën teknologjike CES.

Të quajtura Track+, këto kufje kur vendosen në vesh eleminojne automatikisht deri në 4 nivele zhurme, bazuar në ambientin në të cilin ndodheni.

Pra, nëse ndodheni përshembull në një kafene dhe doni të studioni apo të fokusoheni tek ajo çfarë po shkruani përpara kompjuterit, mjafton të vendosni këto kufje e ato automatikisht do të eleminojnë zhurmën e ambientit, duke ju bërë të ndiheni sikur jeni në qetësinë e shtëpisë tuaj.

Dhe e mira e tyre është se ato nuk kanë nevojë të lidhen me asnjë aparat, ju thjesht i vendosni në vesh dhe nuk do ta vini re që jeni në një mjedis me zhurmë.

Track+ do të dalin në treg me dy ngjyra: të zeza dhe të bardha. Ato do të fillojnë të shiten online në Amazon gjatë muajve të ardhshëm për 199 dollar.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj