Art & Kulturë

Zgjidhet fotoja më e bukur e vitit, simbolika që fshihet pas saj do ju emocionojë

Ronaldo Schemidt, fotografi i AFP-së, ka fituar çmimin për “Foton e Vitit” gjatë “World Press Photo 2018”.

Fotografia e shkrepur nga Schemidt është bërë vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezulian, Nicolas Maduro.

Sipas jurisë, ata e kanë përzgjedhur këtë imazh pasi simbolizon një vend që digjet dhe ajo shkakton një emocion të menjëhershëm sapo dikush e sheh.

E bërë më 3 maj 2017, Ronaldo ndodhej në Venezuelë, kur protestuesit ishin duke sulmuar një motor të Gardës Kombëtare, serbatori i të cilit ka shpërthyer papritur në fytyrën e Jose Victor Salazar Balza, një manifestues 28 vjeçar.

(FILES) This file photo taken on May 3, 2017 of a demonstrator catching fire during clashes with riot police within a protest against Venezuelan President Nicolas Maduro in Caracas, by AFP Venezuelan photographer Ronaldo Schemidt won the World Press Photo (WPP) picture of the Year 2018 award and 1st prize in the Spot News Singles category in Amsterdam on April 12, 2018. / AFP PHOTO / RONALDO SCHEMIDT

Ndjeva zjarrin pas kurrizit tim dhe reagova instiktivisht. E kam shkrepur foton pa e ditur se çfarë po fotografoja. Vetëm pas disa sekondave kam kuptuar se ishte dikush që po digjej”, është shprehur Ronaldo.

Nga çfarë është mësuar më vonë, manifestuesi që shihet në foto me zjarr në fytyrë, ka pësuar djegie të rënda, por ka mbijetuar.

Çmimi është dhënë ditën e djeshme në një ceremoni të zhvilluar në Amsterdam, ku gjatë fjalës së mbajtur, fotografi u shpreh se “Për momentin, nuk kam menduar se do të fitoja çmim me këtë foto, “Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme”.

Image result for Jose Victor Salazar Balza,

Një foto tjetër

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).