Zbuloni trendin më të ri. Vetulla si pemë Krishtlindjesh!

Instagram godet sërish! Këtë rradhë, ka qenë blogerja e famshme Taylor R., e cila ka nxjerr këtë trend tëri: Transformimin e vetullave si pema e Krishtlindjeve!

Me anë të një fotoje të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo shpjegon se si mund ta realizoni këtë stil.

Përse duhet të veshim gjatëfestave vetëm një pulovër që ka pemë si zbukurime? Përhapeni gëzimin e Krishtlindjeve edhe në fytyrën tuaj… Vetullat e Krishtlindjeve janëIn!”, ka shkruajtur blogerja për ndjekësit e saj.

Brenda 48 orëve nga ky postim, mbi 65 vajza të ndryshme në Instagram kanë publikuar fotot e tyre me ketë model vetullash, nën etiketimin “christmastreeeyebrows”. Siç duket, këto vetulla po kthehen në një trend dhe numri i femrave që po e përdorin atë,sa vjen dhe shtohet.

Për ta bërë këtë model, nuk ka rregulla të caktuara… Mund të përdorësh produktet që të ndodhen me vete, siç mund të jenë xixat apo letra ngjitëse të vogla në forma të ndryshme.

Kategori: Lifestyle; Nënkategori: Modë