Zbuloni llojin tuaj të flokut dhe si ta mirëmbani atë

Është shumë e vështirë për femrat që të zgjedhin se cilit lloj/ model i përket floku i tyre. Për mos të folur pastaj për produktet dhe mirëmbajtjen që i duhet kushtuar atij, bazuar tek lloji i vet.

Më poshtë po rendisim tipet e flokut që ekzistojnë dhe kështu ju mund të përcaktoni se cilës kategori i përket floku juaj.

Flokë të drejtë – Të yndyrshëm, të vajosur, të thatë, të butë dhe të mërzitshëm: Kështu e përshkruajnë flokun e drejtë të gjitha femrat që e kanë.

Por, nëse përdorni shampo për flokë të thatë dhe i lani ata çdo ditë, atëherë nuk do të keni më probleme! VIP-a që kanë këtë lloj floku: Kendall Jenner, Dakota Fanning.

Flokë me kaçurrela – Ky lloj floku e mbulon gati tërësisht fytyrën e femrave që e kanë atë!

Parukieret rekomandojnë që nuk duhet përdorur tharësja nëse keni këtë lloj floku, por fokusohuni tek produktet që i mbajnë kaçurrelat të shëndetshme dhe të bukura, si: DevaCurl Microfiber ($12), xhel i butë nga Miss Jessie ($14), krem me arrë kokosi për flokë kaçurrela ($6), etj. VIP-a që i kanë këtë lloj floku: Taylor Swift, Halle Berry, etj.

Flokë me onde – Shpeshherë vajzat me onde natyrale konsiderohen me fat. Megjithatë, pa produktet e duhura, flokët e tyre mund të shkatërrohen.

Ekzistojnë vajra dhe shampo të ndryshme që janë efikase për t’i mirëmbajtur ondet natyrale. VIP-a që kanë këtë lloj floku: Shakira, Lorde, Kate Middleton, Amanda Seyfried.

Kaçurrela afrikanë – Këto flokë janë ndër më të thatët dhe më të vështirët për t’u rregulluar dhe mirëmbajtur për shkak të dendësisë që ka kaçurreli.

Për t’i dhënë këtoj floku shkëlqim dhe për ta mbajtur të butë, përdorni këto produkte: DevaCurl & Devafuser ($169), Seruimi me fruta SheaMoisture ($11), Krem manaferrash të bërë vet, etj. VIP-a që kanë këtë lloj floku: Solange Knowles, Tracie Thomas.