Art & Kulturë

Zbuloni detajet e Festivalit të Këngës në RTSH: Ku do t’i gjeni biletat & kush janë artistët që do performojnë!

Festivali i 56-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili do të mbledhi disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, dhe jo vetëm, do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Organizatorët e këtij festivali kanë lajmëruar se tashmë biletat kanë dalë në shitje. Ato mund t’i gjeni në Pallatin e Kongreseve, si edhe në sportelet pranë ambjenteve të Radio Tiranës e TVSH.

Edicioni i 56-të i festivalit do të jetë i mbushur plot me surpriza. Vetëm një ditë më parë u përhap lajmi se këngëtari i njohur italian Riccardo Cocciante, do të performojë live në Natën e Parë. Sipas organizatorëve, ai është vetëm një nga të ftuarit e tjerë special, të cilët do t’i ndjekim gjatë festivalit.

Artistët që do të jenë pjesë e spektaklit të këtij viti kanë filluar përgatitjet dhe provat intensive, për të sjell një performancë të bukur dhe të paharrueshme.

Pjesëmarrësit e këtij edicioni janë 22 këngëtar:

Elton Deda;                              Lorela Sejdini

Xhesika Polo;                           Redon Makashi

Bojken Lako;                            Grupi Na & Festina

Inis Neziri;                               Eugent Bushpepa

Orgesa Zaimi;                          Genc dhe David Tukiçi

Rezarta Smaja & Luis Ejlli;        Evans Rama

Mariza Ikonomi;                       Endri & Stefi

Lynx;                                      Ergi Bregu

Manjola Nallbani;                     Voltan Prodani

Tiri Gjoci;                                Akullthyesit

Artemisa Mithi;                        Denisa Gjezo

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).