Zbuloni çmimin marramendës për të cilin është shitur posteri i rrallë i Elvis Presley

Fama e Elvis Presley vazhdon që të mbizotërojë edhe sot e kësaj dite, ku nuk janë të paktë fansat që do paguanin çdo shumë për të pasur një send nga këngëtari.

Së fundmi, një poster i rrallë i Elvis Presley, që datonte prej vitit 1955, është shitur në një ankand në Karolinën Jugore për 42.500 mijë dollarë, sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së ankandit.

Ky poster është përdorur për të njoftuar qytetarët rreth koncerit që Elvis do të mbante në Rally më 19 maj 1955.

Ai është shitur dy herë më shumë se çmimi fillestar që ishte parashikuar, ndërsa blerësi dhe shitësi kanë preferuar të mbeten anonim.