Zbulohet sekreti i fshehur në një nga pikturat e famshme të Mikelanxhelos

 

Një autoportret i artistit të madh Mikelanxhelo është zbuluar së fundmi, i fshehur në një prej pikturave të tij më të famshme, e cila daton që prej 500 vitesh.

Ajo është gjetur nga një ekspert në portretin e Vittoria Colonna, shoqes së ngushtë të piktorit, një skicë që mbahet në Muzen Britanik.

Sipas këtij eksperti, kjo karikaturë e artistit të madh të Rilindjes Italiane, mund të shërbejë si një mjet për të analizuar dimensionet trupore të tij dhe për të zbuluar gjendjen shëndetësore të piktorit në atë kohë.

Në portretin e Vittorias, mund të shihet një figurë e vogël, që është vizatuar përballë stomakut të saj dhe midis vizave që formojnë fustanin e saj, duke qëndruar aty e fshehur prej vitesh.

Autoportreti i vogël i piktorit mendohet të jetë një lloj vule e tij, pasi në kohën kur Mikelanxhelo jetonte, nuk lejoheshin që artistët të nënshkruanin punët e tyre.

Por ky nuk është i vetmi rast kur Mikelanxhelo e ka pikturuar veten në një prej skicave të tij. Gjatë ilustrimit të një soneti për mikun e tij Giovanni da Pistoia, Mikelanxhelo pikturoi veten e tij teksa vizatonte tavanin e Kishës Sistine.

Sipas Dr de Campos nga Universiteti i Shkencës Humane në Porto Alegre, Brazil, Kisha në ato kohë i ndalonte artistët që të nënshkruan punët e tyre për t’i mbrojtur ata nga 7 mëkatet njerëzore. Por, për të gjithë ata që paguanin për një vepër të caktuar, artistët e fshihnin fytyrën e tyre brenda veprave që bënin.

Related image

Shumë specialistë kanë theksuar se më të shumtat e veprave të Mikelanxhelos fshehin në brendësi të tyre simbole të ndryshme, të cilat shpesh lidhen me besime pagane, po ashtu edhe formula matematikore e skica anatomike.