Zbukuroni shtëpinë tuaj me pikturat më të famshme në botë, vetëm me një klikim!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Jeni adhurues të disa prej veprave më të famshme të artit, si Picasso, Mona Lisa, Goya etj, por nuk ju del buxheti që të shkoni t’i shikoni nga afër në muzetë e tyre? Po sikur t’ju thonim se që prej sot ju mund t’i keni pikturat tuaja të preferuara, të varura në shtëpinë tuaj?

Me avancimin e teknologjisë, pikturat më të famshme në botë, si Mona Lisa përshembull, janë hedhur online dhe janë të aksesueshme për këdo, me vetëm një klik!

Disa website ofrojnë një kualitet maksimal të tyre, duke bërë të mundur që ju t’i vendosni si zbukurime në murin e shtëpisë thjesht duke përdorur televizorin si panoramë ose t’i printoni në kualitet HD!

Mona Lisa

Për më tepër, këto faqe ju japin mundësinë që të bëni një tur virtual në disa nga muzeumet më të njohura të artit dhe të njiheni me disa informacione shtesë mbi këto vepra.

Ja disa nga faqet tek të cilat ju do të gjeni kryeveprat botërore të artit:

Website: http://www.louvre.fr/en – Muzeu “Louvre” në Francë. Këtu ju do të gjeni një koleksion prej 140.000 pikturash dhe 35.000 objektesh dhe mbi të gjitha, do të keni mundësinë të printoni dhe të varni në shtëpinë tuaj Mona Lisën e famshme të piktorit Leonardo da Vinci!

Website: http://www.khm.at/  – Kjo është faqja zyrtare e muzeut të arteve historike të Vjenës, në të cilën ruhen disa nga kryeveprat më të mira të piktorëve italianë, spanjoll dhe francez.

Website: http://metmuseum.org/ – Muzeu Metropolitan i Artit në SHBA, ku ruhen veprat e Van Gogh, Giotto Pollock, etj.

Website: https://www.museodelprado.es/en/ – Muzeu “Del Padro” në Spanjë, ku do të gjeni vepra të Goya, El Greco dhe Velazquez.

Website: http://en.louisiana.dk/ – Muzeu “Louisiana’ në Danimarkë, shtëpia e pikturave nga Picasso, Warhol dhe Lichtenstein. Po ashtu, këtu ndodhen shumë skulptura, video e foto nga Lufta e II Botërore.

Website: http://www.tate.org.uk/ – Muzeu “Tate” në Britani mban disa nga veprat më të famshme të artit anglez.

Website: http://npg.org.uk/ – Muzeu i Galerisë së Portreteve Kombëtare në Angli. E hapur në 1856, ky muze përmban një numër të madh portretesh të personaliteteve të famshme të kësaj mbretërie, duke filluar që nga mbretërit e kohëve antike e duke vazhduar me Princesh Dianën, etj.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj